Ezel apo Big Brother?
Duket se
agresiviteti i konkurrencës midis mediave ka vendosur në dilemë
publikun shqiptar përpara ekranit të vogël.Fitimi i një audience
relativisht të gjerë nëpërmjet një programacioni fleksibël dhe dinamik
ka shfaqur një pasiguri,dyzim që shoqëron shikuesin në orët e
mbrëmjes.Telenovela Ezel dhe reality show Big Brother kanë krijuar së
fundmi një bipolaritet në botën televizive që mbart në thelb dy
programe të natyrave krejtësisht të ndryshme, por që çuditërisht këto
të dyja balancojnë pjatat e peshores mediatike.
Po
çfarë është Ezel fundja?Mendime të ndryshme më vërtiten në kokë për ti
dhënë një përgjigje kësaj pyetje që është tema e bisedimeve midis
miqve,kolegëve dhe familjes,duke plotësuar në këtë mënyrë sadopak atë
boshllëk që shoqëron kotësinë e jetës së përditshme.Një histori
hakmarrje,suspansë e stërzgjatur për veprime që finalizohen me
tentativa vrasjesh,zbulime të fshehtash e misteresh,retrospektivash në
jetën e personazheve,nuk e di pse më ngacmuan idenë për të kuptuar pse
pëlqehen të gjitha këto nga shqiptarët.Sa identifikohemi ne me
personazhet e këtij seriali dhe a duhet të përfshihemi kaq shpirtërisht
në historitë e tyre dhe të konsumojmë e sakrifikojmë diçka nga vetja
për tu bërë një numër më tepër i audiencës televizive,që spekulojnë për
shikueshmërinë e programeve?
Nëse konsiderojmë karakterin tipik
shqiptar,dinamik,shpirt luftarak,skllav i zemrës dhe jo aq i
mendjes,pse jo dhe gjakmarrës po ti referohemi të shkuarës sonë ,të
gjitha këto krijojnë një paralelizëm të mirepeshuar me personazhet e
këtij seriali që po korr e kosit kohën e shqiptarit dhe i ngujon para
televizionit.Duket sikur asgjë ne thelb nuk paska ndryshuar dhe pasqyra
vijon të shfaqë të njëjtin imazh që historia ka treguar,por me një
mbivendosje që ofron e tashmja e sofistikuar.
Po Big Brother?
Kjo
është në dukje një lojë që fokusohet të shndërrojë në protagonist një
njeri të zakonshëm dhe ta përfshijë në një plan të ideuar në formën e
një rrjete merimange ku vetëm një forcë e jashtme mund ta shpëtojë duke
humbur tërthorazi pavarësinë dhe të drejtën për të vendosur fatin e
tij.Përsëri dikush sakrifikohet për të fituar popullaritetin apo
vëmendjen masive që ofron fama momentale dhe më pas flaket në harresë
si individ i padëshiruar.
Ajo çka na ofrohet pra, nuk na
qenka veçse dy alternativa që thellojnë inutilitetin e përditshëm të
individit në raport me kohën, zgjedhjet e tij, se ne ç`drejtim duhet të
rrjedhin burimet dhe kapacitetet që disponon.
Shkroi:
Elisa Konomi
No comments:
Post a Comment